Osmani i replikon Daçiqit, ja reagimi i tij

Lajme

Osmani i replikon Daçiqit, ja reagimi i tij

Më: 3 mars 2024 Në ora: 11:54
Bujar Osmani

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i ka replikuar ministrit serb, Ivica Daçiq derisa po debatonin në Forumin Diplomatik të Antalisë, respektivisht në panelin me titull “Sfidat dhe mundësitë në Ballkan”.

“Të replikoj, shkurt. Nuk e di pse ministri Daçiq mendon se duhet t’i përgjigjet pretendimeve të mia se Rusia ka ambicie imperialiste dhe Ukraina është vetëm fillimi.

Është thelbësore që ne të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën për të fituar këtë luftë të drejtë, por edhe për të ruajtur qartësinë tonë strategjike në Ballkan, veçanërisht në Maqedoninë e Veriut si një vend multietnik, tash kur i kemi zgjedhjet. Pra, të dyja këto dy momente janë thelbësore për ruajtjen e qartësisë strategjike në Ballkanin Perëndimor: duke mbështetur Ukrainën për të fituar këtë luftë të drejtë.

Sepse, siç thashë, (Ukraina) është vetëm stacioni i parë dhe Ballkani Perëndimor do të jetë stacioni i radhës. Pastaj, për integritetin territorial, nuk është imja të komentoj, por mendoj se është e rëndësishme të shikohen vendimet përkatëse të gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë, për integritetin territorial”, ka deklaruar ministri Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat