“Iku dhe tumori i tretë”/ Deputetja Adriana Matoshi vjen me lajmin e mirë, tregon si e kaloi edhe këtë sfidë!

Lajme

“Iku dhe tumori i tretë”/ Deputetja Adriana Matoshi vjen me lajmin e mirë, tregon si e kaloi edhe këtë sfidë!

Nga: M.H. Më: 15 mars 2024 Në ora: 22:22
Adriana Matoshi

Deputetja Adriana Matoshi përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur që ka mposhtur edhe tumorin e tretë.

Ajo ka falenderuar të gjith personat që e kanë mbështetur me fjalë të mira duke u shprehur që në situata të tilla të gjithë jemi të barabartë, përcjell “Bota sot”.

“Sot po ndihem ma mirë. Iku dhe tumori i tretë”, ishin disa nga fjalët e deputetës.

Postimi i plotë

Nuk mund të mos a mbaj premtimin. Po kthehna!

Me fitoren e tretë.

Prej ditës kur ju informova për sfidën tem të re, telefoni nuk u ndalë prej mesazheve e telefonatave.

Vazhdimisht jam prezente në klinika e spitale të ndryshme. Kur shkoj e takoj prindë të pashpresë për fëmijët e tyne, ju jap motiv e tentoj me i gjetë fjalët ma të duhuna që ia ngrohin zemrën një prindi në ato çaste.

Tash e di dhe vet sa peshë paska prezenca e fjalët e ngrohta.

Në situata të tilla jemi krejt të barabartë. Njerëz të thjeshtë prej trupi, shpirti e zemre.

Sot po ndihem ma mirë. Iku dhe tumori i tretë.

U zgjova ma në fund edhe prej një andrre të keqe.

Kur e pashë interesimin e përkrahjen e të gjithëve ju, u binda që kam ma ia dalë prapë.

Uroj të jetë sfida e fundit në lidhje me shëndetin.

Falenderoj Zotin që pranoi lutjet tona, e më drejtoi si gjithmonë tek doktorë profesionistë të cilët ma shpëtojnë jetën qe disa herë.

Falenderoj mikeshën time Sellma Dubova, një feministe e punëtore e pashoqe për krejt ata që e njohin.

Falenderoj dr. Hetem Ramadanin për krejt këshillat qysh me e mbrojt shëndetin e me ngritë imunitetin me disiplinën ditore.

Falenderoj zemrën tem, shoqen tem që këto ditë ka qëndru afër meje.

Vali përjetësisht të jam mirënjohëse.

Rina Zeka për krejt ato mesazhe t’omla e motivuese, t’du yll.

Gjunjëzohem para dashnisë tuaj t'pastër.

Ashtu qysh premtova, unë po kthehna.

Shihemi së shpejti...

Ju dua

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat