Daçiq: Kosova mund të pranohet në KiE me procedurë urgjente

Lajme

Daçiq: Kosova mund të pranohet në KiE me procedurë urgjente

Më: 20 mars 2024 Në ora: 23:25
Ivica Daçiq

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë në mandat teknik, Ivica Daçiq, në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE) tha se pret që të caktohet seanca e komisionit politik të Asamblesë Parlamentare dhe se “aty me gjasë do të miratohet një rekomandim pozitiv për anëtarësim”.

“Pas kësaj, në prill, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ndoshta do t’i bëjë një rekomandim Këshillit të Ministrave.

Mund të pritet që Kosova të pranohet urgjentisht në Këshillin e Evropës”, ​​tha Daçiqi, raporton agjencia serbe e lajmeve “Beta”.

Ai po ashtu ka thënë se ende nuk dihet nëse me kërkesë të Rusisë me 25 mars do të mbahet një mbledhje e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me rastin e 25 vjetorit të bombardimeve të NATO-s ndaj forcave serbe. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat