Dy vjet nga vdekja e mikes së madhe të Kosovës, Madeleine Albright

Lajme

Dy vjet nga vdekja e mikes së madhe të Kosovës, Madeleine Albright

Më: 23 mars 2024 Në ora: 11:45
Madeleine Albright

Sot bëhen dy vjet nga vdekja e ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.

Albright ka qenë një prej mikeve më të mëdha të Kosovës e cila ka pasur një rol vendimtar për vendimin e NATO-s për të nisur bombardimin e Jugosllavisë dhe ka luajtur rol jetik në procesin e çlirimit të Kosovës.

Ajo kishte vizituar Kosovën pas çlirimit, duke zbarkuar në Prishtinë më 29 korrik 1999. Gjatë kësaj vizite i kishte bërë thirrje serbëve që të mos largohen nga Kosova, por të ndihmojnë në krijimin e një shoqërie multietnike.

Albright kishte vizituar Kosovën edhe në qershorin e vitit 2019.

Në këtë udhëtim në Prishtinë ajo kishte qenë e shoqëruar nga ish-presdienti amerikan, Bill Clinton.

Albright ka vdekur më 23 mars të vitit 2022 në moshën 84 vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat