Dështimi i kërkesës ruse në OKB, reagon Daçiq

Lajme

Dështimi i kërkesës ruse në OKB, reagon Daçiq

Më: 26 mars 2024 Në ora: 00:02
Ivica Daçiq

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia është e zhgënjyer sonte meqë Këshilli i Sigurimit në OKB refuzoi kërkesën e Rusisë për seancë të jashtëzakonshme kundër NATO-s për ndërhyrjen në Kosovë.

”Është penguar të dëgjohet e vërteta për agresionin e NATO-s ndaj Jugosllavisë në vitin 1999”, citon tanjug të ketë deklaruar Daçiq në konferencë shtypi.

”Ne erdhëm këtu me ftesë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, besojmë se tema është jashtëzakonisht e rëndësishme për rendin juridik ndërkombëtar dhe se sot, ashtu siç u bë precedent bombardimi i Serbisë, u bë precedent gjatë një proceduriale, votimi”, tha Daçiq.

Megjithatë ai ka falënderuar Rusinë, Kinën dhe Algjerinë për mbështetjen e iniciativës për të diskutuar bombardimin e Jugosllavisë, në Këshillin e Sigurimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat