Daçiq e quan skandaloze vendimin për rekomandimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme

Daçiq e quan skandaloze vendimin për rekomandimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Nga: F. B. Më: 27 mars 2024 Në ora: 18:41
Ivica Daçiq

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se “vendimi i Komitetit Politik të Kuvendit parlamentar të Këshillit të Evropës për rekomandimin për pranim të Kosovës anëtar të KE-së është i turpshëm dhe skandaloz, që shkel të gjitha parimet në të cilat u themelua KE sepse hera e parë që propozohet pranimi i një territori që nuk është anëtare e OKB-së dhe e njohur ndërkombëtarisht”, shkruan “Pink”, transmeton “Bota Sot”.

Ky vendim sipas tij rrezikon integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë ''vendimi përbën një dëshmi të fundit të drejtës ndërkombëtare”, tha Daçiç.

Më herët Këshilli për punë politike i Kuvendit Parlamentar të KE-së në Paris pranoi rekomandimin që Kosova të ftohet në anëtarësim në këtë organizatë.

Njoftohet se hapi tjetër është debati plenar me 18 prill, kur PSSE voton për mendimin statutor.

Për vendimin e ftesës Kosovës votuan 31 përfaqësues, kundër ishin përfaqësuesi i Malit të Zi, BeH dhe Serbisë, ndërsa abstenoi Greqia.

Votimi i parapriu raporti i raportueses së PSSE për Kosovën Dora Bakojani, që kërkoi nga Prishtina përmbushjen e tri kushteve, ndërsa u plotësua vetëm njëri, ai i kthimit të pronës, shkruan “PinK”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat