Shqiptari bëri shaka, por tmerroi besimtarët duke bërtitur “Allahu Akbar” në një kishë në Francë

Lajme

Shqiptari bëri shaka, por tmerroi besimtarët duke bërtitur “Allahu Akbar” në një kishë në Francë

Më: 30 mars 2024 Në ora: 12:05
Foto ilustrim

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Francë.

Protagonist ishte një 33-vjeçar shqiptar, i cili ka hyrë në një kishë gjatë kremtimit të meshës dhe ka thirrur “Allahu Akbar”.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Montpellier, ku shqiptari i paarmatosur është larguar menjëherë nga kisha duke mos shkaktuar ndonjë problem, shkruajnë mediat.

Më pas janë njoftuar patrullat e policisë, të cilat kanë ndaluar të riun shqiptar dhe e kanë marrë në pyetje në komisariat.

Para zyrtarëve policorë, i riu që u zbulua se ndodhej ilegalisht në Francë, ka treguar se në fakt ka bërë një “shaka pa kripë”, teksa ishte nën efektin e alkoolit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat