Operacioni 10 orësh i kërkim-shpëtimit në Majën e Jezercit ku vdiq një kroate, Shërbimi i Kërkim Shpëtimit jep detaje

Lajme

Operacioni 10 orësh i kërkim-shpëtimit në Majën e Jezercit ku vdiq një kroate, Shërbimi i Kërkim Shpëtimit jep detaje

Më: 30 mars 2024 Në ora: 23:11
Foto nga vendi i ngjarjes

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka dalë me njoftim për operacionin për 10 orësh ku u gjet e vdekur një shtetase kroate pasi ka rrëshqitur nga faqja malore në majën e Jezercës. Gjithashtu, janë shpëtuar 7 bjeshkatarë , 4 shtetas të Kroacisë dhe 3 të Serbisë.

Viktima L.Z, e lindur më 1981, kishte pësuar lëndime vdekjeprurëse dhe ishte gjetur pa shenja jete.

Për gjetjen e trupit të saj janë aktivizuar edhe Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Shqipërisë dhe gjithë autoritet e shtetit shqiptar.

Njoftimi i plotë:

Sot rreth  30.03.2024 orës 11:00 kemi pranuar një thirrje emergjente nga Policia e Bajram Currit dhe qendra e Emergjencave Civile Shqiptare për ndihmë në një aksident malor në majën e Jezercës.

Me një koordinim të shpejtë dhe mbledhje të informatave fillestare me Shërbimi i Kërkim – Shpëtimit Malor i Shqipërisë dhe gjithë autoritet e shtetit Shqiptar, një skuadër e ShKShMK ka filluar operacionin e shpëtimit malor në koordinatat e dërguara.

Sipas informatave të para një bjeshkatare me shtetësi Kroate kishte rrëshqitur nga faqja malore shumë afër majës së Jezercës në drejtim të greminës, dhe grupi tjetër i bjeshkatarëve nuk kishin më komunikim me viktimën, por kanë pasur qasje në valë dhe kanë lajmëruar autoritetet për ndihmë.

Ekipi ynë së bashku me policinë e shtetit Shqiptar dhe me anëtar të shërbimit të kërkim shpëtimit malor kanë filluar një operacion të shpëtimit nga lugina e Valbonës duke u transportuar me helikopter deri në një pikë të afërt ku ka pasur mundësi aterimi.

Fillimisht është bërë qasja te viktima L.Z e lindur më 1981, e cila kishte pësuar lëndime vdejkepruese dhe ishte gjetur pa shenja jete, pastaj është realizuar bartja e kufomës deri në helikopter për transport në spitalin më të afërt.

Kurse operacioni ka vazhduar me qasje te pjesa e tjetër e grupit të cilët ishin ngujuar në një pozitë të rrezikshme ( 7 bjeshkatarë , 4 shtetas të Kroacisë dhe 3 të Serbisë).

Me të arritur te ngujuarit, shpëtuesit tanë kanë ndërtuar sistem të sigurisë me litar duke i lëshuar deri në pikë të sigurt ( evakuim teknik) dhe nga aty janë evakuar në drejtim të fshatit Vuthaj të Malit të Zi.

Në pjesën Malazeze është bërë kordinimi me Shërbimin e Shpëtimit Malor të Malit të Zi “GSS Crna Gora” dhe operacioni ka përfunduar me sukses pas 10 orëve të plota.

Shprehim ngushëllime për bjeshkatarën e ndjerë, dhe i falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat