Tha se 400 ekstremistë serbë po trajnohen pranë kufirit me Kosovën, Gashiq i reagon Sveçlës

Lajme

Tha se 400 ekstremistë serbë po trajnohen pranë kufirit me Kosovën, Gashiq i reagon Sveçlës

Më: 2 prill 2024 Në ora: 10:45
Bratislav Gashiq

Ministri i brendshëm serb, Bratislav Gashiq i ka reaguar homologut të tij nga Kosova, Xhelal Sveçla rreth deklaratës së tij se rreth 400 ekstremistë serbë po trajnohen në kufirin me Kosovën.

Gashiq ka drejtuar kritika ndaj Sveçlës duke thënë se "sa herë që ai bën akuza ndaj presidentit të Serbisë, në fakt është një njoftim për dhunë dhe presion të ri ndaj serbëve."

"Ai e di që çdo gjë që shkruan dhe thotë është gënjeshtër, por me këtë mundohet të justifikojë mungesën e pavarësisë dhe mungesën e vetëbesimit, sepse ndryshe nga ai dhe Kurti, presidenti Vuçiq merr vendime me guxim duke dëgjuar popullin e tij dhe për të interesi i vetëm është mbrojtja e popullatës serbe dhe interesave të tyre në Kosovë".

"Konfliktet dhe tensionet janë i vetmi fjalor me të cilin Sveçla, por edhe pronari i tij Kurti, dinë të komunikojnë, jo përmes dialogut, respektimit të marrëveshjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare", tha Gashiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat