Nëse e njihni këtë person lajmërojeni menjëherë policinë

Lajme

Nëse e njihni këtë person lajmërojeni menjëherë policinë

Më: 5 prill 2024 Në ora: 14:05
Personi i kërkuar nga Policia

Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e një personi i cili kërkohet për vjedhje.

Forcat e rendit kanë bërë kërkesë për bashkëpunim në identifikimin dhe arrestimin e  personit  që shihet në fotografi.

“Njësiti i hetimeve të stacionit Qendra, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e  personit  që shihet në fotografi.  I dyshuari kërkohet për përfshirje veprën vjedhje.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat