BIK me njoftim rreth ditës së parë të Bajramit

Lajme

BIK me njoftim rreth ditës së parë të Bajramit

Më: 8 prill 2024 Në ora: 14:26
Foto ilustrim

Bashkësisë Islame të Kosovës ka dalë me një njoftim në të cilin bën të ditur se muaji i Ramazanit përfundon ditën e martë, më 9 prill 2024.

Në njoftim thuhet se dita e parë e festës së Fitër Bajramit është ditën e mërkurë, më 10 prill 2024.

“Manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Manifestimi fillon në orën 5:21, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga profesori i Medresesë, Shkelzen Hoxha”.

“Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 06:41, të cilit do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti.  Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste”.

“Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ditën e parë, më 10 prill 2024, Kryesia e BIK-ut, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat