25 vjet nga Beteja e Koshares

Lajme

25 vjet nga Beteja e Koshares

Më: 9 prill 2024 Në ora: 06:26
Foto ilustrim

Sot shënohet 25 vjetori i Betejës së Koshares, një prej betejave më të rëndësishme dhe më të suksesshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës së Kosovës.

Më datën 9 prill 1999, në kuadër të operacionit "Shigjeta", Brigada 138 e UÇK-së në krye me komandantin Agim Ramadani luftoi me ushtrinë okupatore serbe për të thyer kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë. Përveç marrjes së kontrollit të kufirit, beteja e Koshares kishte rëndësi të veçantë në krijimin e një rrjeti të qëndrueshëm të mbështetjes dhe logjistikës për UÇK-në.

Kjo betejë ishte e ashpër dhe e përgjakshme, por UÇK-ja arriti të fitojë betejën duke dëshmuar vendosmëri dhe guxim në front. Si pasojë, kjo betejë u bë motiv për rritjen e numrit të vullnetarëve që u bashkuan me radhët e UÇK-së për të luftuar për lirinë e vendit.

Në përvjetorin e Betejës së Kosharës, Këshilli Organizativ i shoqatës së IshBrigadës 138 “Agim Ramadani”, mban Manifestimin “DITËT E SHQIPES” 2024, i cili organizohet nën patronatin e Vjosa Osmani Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës.

Për të shënuar këtë ditë do të mbahen homazhe, kurse manifestimi qendror ‘Ditët e Shqipes’ 2024, mbahen në Kompleksin Memorial në Koshare në Komunën e Gjakovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat