Serbët vazhdojnë të vajtojnë bombardimet e NATO-s: Qëllimi i agresionit ishte dhe mbetet rrëmbimi i Kosovës nga Serbia

Lajme

Serbët vazhdojnë të vajtojnë bombardimet e NATO-s: Qëllimi i agresionit ishte dhe mbetet rrëmbimi i Kosovës nga Serbia

Nga: F.B. Më: 13 prill 2024 Në ora: 14:23
Foto ilustrim

Ministri për punë dhe çështje sociale Nikola Selakoviç ka deklaruar se “qëllimi i vetëm i agresionit të NATO-së në vitin 1999 ishte dhe mbetet rrëmbimi i Kosovës nga Serbia "Ky agresioni nisi me 24 mars në formën e armatosur dhe kishte qëllimin e marrjes së Kosovës nga Serbia” ka thënë ai në një tubim përkujtimor të viktimave të trenit të goditur nga NATO, shkruan “B92”transmeton “Bota Sot”.

Sipas tij shkaku që 19 vendet më të fuqishme asokohe sulmuan një vend shumë më të dobët, pa vendim të OKB-së duke kryer akt Agresioni ndaj një vendi sovran dhe të pavarur.

Selakoviç tha se agresioni u ndal në qershorin 1999, por pastaj pasoi spastrimi etnik që nisi me ardhjen e forcave ndërkombëtare.

"Gjërat vazhduan në 2004 me përndjekjen dhe pastaj largimin e Malit të Zi nga shteti i përbashkët, përkatësisht shpallja e pavarësisë së Kosovës 2008, gjë që na bëjnë edhe tash” tha ai, duke shtuar se kjo urë u bombardua dhe në trenin që qarkullonte humbën jetën, duke mos na konsideruar të rëndësishëm", tha Selakoviç.

Ai përmendi humbjen e jetës së shumë civilëve dhe të pafajshmëve si pasojë e bombardimeve, ndërkohë që kritikoi ish regjimet pas 2000, që nuk kanë guxuar ta quajnë agresion bombardimet, ndërkohë që potencoi se ata (NATO) kanë menduar se do kryejnë punë për tri ditë.

"Ata menduan se na shkatërrojnë e turpërojnë e na hedhin në gjunjë për pak ditë, por bombardimi zgjati për shumë ditë duke garantuar e hedhur raketa edhe në caqe civile” ka thënë ai.

Cak ishin ura, rrugë fabrika, hekurudha e trena, ku pësuan duke humbur jetën shumë civil.

"Humbën jetën nga po ata që 55 vite më parë kishin sulmuar vendin tonë duke u kthyer në vendin e krimit pas gjysmëshekulli si ndodhi edhe me trenin, ku pësuan civilët” tha Selakoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat