“A mund të jetë Kosova Ukraina e radhës”, Trajkoviq për raportimin e medias britanike: Vuçiq s’i ka dënuar sulmuesit e Banjskës

Lajme

“A mund të jetë Kosova Ukraina e radhës”, Trajkoviq për raportimin e medias britanike: Vuçiq s’i ka dënuar sulmuesit e Banjskës

Më: 13 prill 2024 Në ora: 14:43
Politikania serbe, Rada Trajkoviq

Politikania serbe, Rada Trajkoviq ka thënë se presidenti I Serbisë, Aleksandër Vuçiq nuk e ka trajtuar në mënyrë efektive, si dhe nuk I ka dënuar organizatorët e sulmit terroristë të 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë.

Ky shkrim i Tajkoviqit erdhi pas një storie të Telegraph’it britanik e ku shtrojnë pyetjen se a mund të jetë Kosova Ukraina e radhës.

"Ky raport nga @SheridanDani mund të jetë alarmante.

Por është gjithashtu e vërtetë se: Vuçiq nuk e ka trajtuar në mënyrë efektive sulmin e Banjskës dhe as nuk i ka ndëshkuar organizatorët”, ka shkruar Trajkoviq.

Postimi:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat