Daçiq: Kurtit iu kërkua dërgimi i kësaj çështjeje në Kushtetuese për anëtarësim në KiE

Lajme

Daçiq: Kurtit iu kërkua dërgimi i kësaj çështjeje në Kushtetuese për anëtarësim në KiE

Më: 14 prill 2024 Në ora: 11:32
Ivica Daçiq

Kosovës i është kërkuar të miratojnë draft-Statutin e Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe dhe ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese për vlerësim para anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

Kështu ka thënë Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq duke folur për televizionin serb TV Prva.

"Dhe çfarë vendosën, që duhet të dërgojnë projektstatutin në Gjykatën Kushtetuese. Çfarë do të thotë të dërgosh?

Çfarë do të përgjigjet Gjykata Kushtetuese? Dhe ata do të hyjnë në Këshillin e Evropës.

Me kë po bëjnë shaka", tha Ivica Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat