Pasnesër inaugurohet Kompleksi Memorial i Dëshmorëve në Marinë

Lajme

Pasnesër inaugurohet Kompleksi Memorial i Dëshmorëve në Marinë

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 18:22
Foto

Nën përkujdesjen e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe kryetarit të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, të premten bëhet inaugurimi i Kompleksit Memorial të Dëshmorëve në Marinë.

Garda ceremoniale e FSK-së do të bëjë përcjelljen e rivarrimit të heronjve të kombit, komandantëve dhe kolosëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Ilaz Kodra, Mujë Krasniqi dhe Abedin Rexha, nismë kjo e ndërmarrë nga kryetari Bekim Jashari pas marrjes së detyrës.

Ai me këtë rast fton të gjithë qytetarët që masovikisht të marrin pjesë në këtë manifestim për të nderuar dëshmorët e kombit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat