Momenti i sikletshëm i Thaçit gjatë lutjeve për aeroportin e ri në Turqi

Lajme

Momenti i sikletshëm i Thaçit gjatë lutjeve për aeroportin e ri në Turqi

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 21:40
Thaçi pati telashe, pasi nuk diti t’i mbajë duart sipas mënyrës islame.

Sot në Stamboll është hapur aeroporti i ri, për të cilin presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka përgatitur një hapje solemne.

Zona ku është hapur aeroporti i ri i Stambollit, tashmë më i madhi në Evropë, quhet “Arnavutkoy”, që në shqip do të thotë “Fshati i shqiptarëve”.

Në ceremoninë e hapjes mori pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

E, në një moment, ai u gjet në siklet. Kur erdhi koha e lutjeve, Thaçi pati telashe, pasi nuk diti t’i mbajë duart sipas mënyrës islame.

Presidenti i Kosovës ka raporte të mira me homologun e tij turk.

Madje, në mars të këtij viti, ai i asistoi Erdoganit në kapjen e 6 shtetasve turq, duke i arrestuar në rrugë dhe duke i dëbuar pa asnjë procedurë gjyqësore drejt Turqisë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat