Tentativa e parë për vrasje në Antarktidë: Arsyeja do ju lërë gojëhapur

Lajme

Tentativa e parë për vrasje në Antarktidë: Arsyeja do ju lërë gojëhapur

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 14:17
Kjo është hera e parë që po hetohet për tentativë vrasje në kontinentin e akullt.

Një shkencëtar është nën akuzë për tentativë vrasje ndaj një kolegu të tij në Antarktidë. Mendohet se kjo është hera e parë që po hetohet për tentativë vrasje në kontinentin e akullt.

Arsyeja e këtij krimi do ju shokojë.

Shkencëtari Sergey Savitsky, 55 vjeç, u tërbua me kolegun e tij, Oleg Beloguzov, 52 vjeç, dhe e goditi me thikën e kuzhinës. Kjo për shkak se ai vazhdimisht i tregonte se si mbarojnë librat që po lexonte.

Shkencëtarët rusë lexonin shumë për të kaluar orët e vetmuara. Por Savitsky u zemërua shumë pasi Beloguzov i tregonte vazhdimisht kolegut fundin e librit përpara se ai ta lexonte.

Personi u plagosur u dërgua në Kili për mjekim me një plagë në gjoks. Ai është jashtë rrezikut për jetën. Autori i krimit ka shprehur pendesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat