Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) ka publikuar sot raportin e saj në lidhje me shifrat e dëbimeve në vende të ndryshme të botës.
Megjithatë Serbia po akuzon CIA-n se ka ulur numrin e të dëbuarve serbë nga Kosova.
Siç shkruajnë mediat serbe, gjatë luftës së fundit në Kosovë janë dëbuar rreth 200,000 serbë ndërsa CIA në raportin e saj konfirmon se të dëbuar serbë janë vetëm 16.000.
Në raportin e CIA-s theksohet edhe dëbimi i 800.000 shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë.