Ibrahim Kelmendi zbulon planin e Vuçiqit dhe kuislingut të tij Thaçi, ja çka po i kërkojnë BE-së - Bota Sot
Ibrahim Kelmendi zbulon planin e Vuçiqit dhe kuislingut të tij Thaçi, ja çka po i kërkojnë BE-së

Lajme

Ibrahim Kelmendi zbulon planin e Vuçiqit dhe kuislingut të tij Thaçi, ja çka po i kërkojnë BE-së

Nga: N.Sh Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 14:52
Ibrahim Kelmendi, Hashim Thaçi

Ibrahim Kelmendi, një nga udhëheqësit e LPK-së, me veprim dhe punë në emigracion- kryesisht Gjermani dhe Zvicër, e ka komentuar takimin  presidentit Hashim Thaçi me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Kelmendi përmes një proverbe e ka kritikuar mjaftë ashpër Thaçin, të cilin sipas proverbes e quan budalla.

Duke folur për takimin Thaçi – Putin, ai thotë se, presidenti serb Aleksandër Vuçiq dhe siç e quan Kelmendi presidentin Thaçin, kuisling i Vuçiqit, po kërkojnë nga Bashkësia ndërkombëtare që t’i lenë të lirë për “marrëveshjen historike” e cila shtetin e Kosovës e tjetërson në protektorat të Serbisë.

“Apo ndoshta po bëhet gjithë ky teatralitet, që Serbia të mund të anashkalon kushtin që përmban kapitulli 35 (marrëveshjen për mirëkuptim me Kosovën), për anëtarësimin e Serbisë në BE?”, shkruan Kelmendi në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ja shkrimi plotë:

Proverb: "Budallain mos e pyet, të tregon vet se është budalla."

Moti presidenti serb Vuqiq dhe kuislingu "hashim", si dikur Millosheviqi, po kërkojnë nga Bashkësia ndërkombëtare, t'i lënë të lirë të bëjnë "marrëveshje historike" mes tyre, sepse eprori Vuqiq e komandon kuislingun "hashim" vetëm ta formos "marrëveshjen" (e cila Shtetin e Kosovës e tjetërson në protektorat të Serbisë, ose ia merr një pjesë vitale, duke e bërë jo funksional)!

Apo ndoshta po bëhet gjith ky teatralitet, që Serbia të mund të anashkalon kushtin që përmban kapitulli 35 (marrëveshjen për mirëkuptim me Kosovën), për anëtarësimin e Serbisë në BE?

Dmitri Peskov (zëdhënësi i presidentit Putin):

“Presidenti rus Vladimir Putin foli shkurt me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Paris. Ai i tha presidentit Thaçi se Prishtina duhet të arrijë konsensus me Beogradin dhe se Rusia do të mbështesë një vendim të përbashkët të Beogradit dhe Prishtinës. Nuk ishte një takim klasik. Ishte një bisedë në margjinat e ngjarjes. Putin foli me një numër të madh pjesëmarrësish në ngjarjet e mbajtura në Paris gjatë 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Thaçi ishte një prej tyre. Ata me të vërtetë i dhanë dorën njëri-tjetrit dhe fotografuan”.

Hashimitët nuk e kanë as një lugë mend, ose për hir të interesit, po rrahin tupanat për këtë far afirmimi të "hashimit".

A kemi mend dhe forcë ta pengojmë këtë koplot kaq goditës?

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...