Aktakuzë për vrasje në tentativë dhe kanosje

Lajme

Aktakuzë për vrasje në tentativë dhe kanosje

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 14:08
Ilustrim

Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur aktakuzë kundër L.A. për vrasje në tentativë dhe mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve, dhe kundër të pandehurit E.A. për veprën penale kanosje.

I pandehuri L.A, më datën 10 tetor 2018, rreth orës 17:10, në fshatin Muzhevinë Komuna e Istogut, tenton ta privojë nga jeta të dëmtuarin U.I, në atë mënyrë që kur babi i tij, këtu i pandehuri E.A, i tregon për një mosmarrëveshje me të dëmtuarin U.I, i pandehuri L.A. kishte shtënë me armë, duke e qëlluar në pjesën e regjionit të sipërm të kofshës së këmbës se majtë. 

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila iu vihet në barrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat