Daçiq: Prishtina ka shkuar në sferën e çmendurisë politike

Lajme

Daçiq: Prishtina ka shkuar në sferën e çmendurisë politike

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 12:06
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha sot se ai nuk do të habitej që Prishtina në fakt e ndaloi hyrjen e ministrave të qeverisë serbe në Kosovëdhe theksoi se kjo ishte në përputhje me të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Kryediplomati serb iu tha gazetarëve se ai nuk do të habitej nga një vendim i tillë, pasi ai vuri në dukje se prezantimi i një taksi prej 100 për qind ishte dëshmi se nuk kishte asnjë politikë racionale dhe të arsyeshme në Prishtinë dhe se ” kemi shkuar në sferën e çmendurisë politike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat