Serbët me deklaratë për ndërprerjen e komunikimit me institucionet e Kosovës

Lajme

Serbët me deklaratë për ndërprerjen e komunikimit me institucionet e Kosovës

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 12:58
Foto

Në seancën e jashtëzakonshme, kryetarët e komunave serbe në veri dorëzuan dorëheqjet e tyre: kryetari i komunës së Mitrovicës veriore, Goran Rakiq, ai i Leposaviqit, Zoran Todiq, i Zubin Potokut Stevan Vuloviq dhe kryetari i komunës së Zveçanit, Vuçina Jankoviq.

Në seancën e kuvendit të komunave serbe, u nënshkrua një deklaratë me të cilën i jepet fund çdo komunikimi me autoritetet e Prishtinës.

Siç njoftohet në konferencën për shtyp pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme në Mitrovicën e Veriut, deklarata përmban katër pika arsyet për vendimin për braktisjen e funksioneve dhe çdo komunikim me autoritetet në Prishtinë. Sipas pikës 1, një vendim i tillë është bërë për shkak të futjes së taksave prej 100 për qind mbi mallrat serbe. Pika e dytë thotë se deklarata është nënshkruar për shkak të dhunës së vazhdueshme, rrahjeve të serbëve, arrestimeve të paligjshme dhe përpjekjeve për të vrarë nënkryetarin e Listës Serbe Milan Radoiçiq.

Pika 3 rendit shkeljet e të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare, nga Rezoluta 1244, Marrëveshja e Brukselit dhe marrëveshja CEFTA, dhe nën katër thuhet se vendimi është marrë për shkak të shkeljes së akteve të veta nga Prishtina me të cilat duhet të respektohen të drejtat e serbëve.

Duke shpjeguar dorëheqjen e tij, Goran Rakiq deklaroi se arsyeja është ‘represioni i vazhdueshëm institucional i kryer nga institucionet e Kosovës, si dhe rrezikimi i të drejtave të njeriut të popullit serb’. Rakiq: Familjet tona nuk do të kenë ushqim

“Sot e kam thirr një mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit komunal të Mitrovicës veriore, me vetëm një arsye. Dhe, ajo është vendimi diskriminues i Prishtinës, i cili është i drejtuar kundër popullatës serbe në Kosovë. Për këtë arsye, do t’ua përcjell vendimin që e kam marrë dhe arsyen se pse e kam marrë këtë vendim. Dhe, siç e dini, kjo është edhe arsyeja e vendosjes së taksës 100 për qind për produktet serbe. Me këtë vendim, fëmijët tanë, familjet tona, nuk do të kenë ushqim dhe kushte elementare për jetë. Dhe, për shkak të intervenimit të  njësisë speciale ROSU, arrestimit të bashkëqytetareve tanë, dhe tentimi i vrasjes së nënkryetarit të Listës tonë, Milan Radojçiq”, tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat