Daçiq “çuditet” si askush nuk reagoi pse Kosova feston Ditën e Flamurit shqiptar

Lajme

Daçiq “çuditet” si askush nuk reagoi pse Kosova feston Ditën e Flamurit shqiptar

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 15:17
Flamuri kombëtar

 Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, jo rrallë shkakton të qeshura në opinion me gjykimet e tij politike sa naive, aq të paqëndrueshme.

Sot ka shfaqur një margaritar të këtij lloji: “Askush nga bashkësia ndërkombëtare nuk ka reaguar pse në Kosovë shënohet festa shtetërore e Shqipërisë, Dita e Flamurit Shqiptar”, duke u shtirë se nuk e di që në Kosovë mbi 90 për qind e popullsisë përbëhet nga shqiptarë, se me atë flamur u shpall Pavarësia e Shqipërisë dhe se në atë akt morën pjesë shqiptarë nga të gjitha trojet e populluara prej tyre, pra edhe nga Kosova, se përdorimi i simboleve kombëtare është një e drejtë e njohur ndërkombëtarisht, se kjo ditë në Kosovë festohet që nga viti 1968, se askush në Kosovë nuk ua ka ndaluar përdorimin e flamurit të Serbisë, as të Malit të Zi, as të Turqisë... Daçiq madje ka thënë se do t’i propozojë presidentit të tij, Aleksandar Vuçiq, që të shpallë festë kombëtare Ditën e Flamurit serb, e “Pastaj, do të shohim nëse dikush do të thotë se kjo është plotësisht legjitime...” është shprehur ai, duke shtuar se “Askush nga bashkësia ndërkombëtare nuk ka reaguar pse në Kosovë shënohet festa shtetërore e Shqipërisë, Dita e Flamurit Shqiptar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat