Ambasadori rus në Serbi i reagon ashpër kryeministrit Haradinaj

Lajme

Ambasadori rus në Serbi i reagon ashpër kryeministrit Haradinaj

Nga: N.Sh Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 09:07
Aleksander Çepurin

Ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksander Çepurin ka dënuar ashpër deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj të botuar në “Washington Post”.

Ambasadori rus, mohon se Vuçiqi, me mbështetjen e Moskës, ofron njohje në këmbim të një pjese të Kosovës, transmeton gazeta “Bota sot”.

“Deklaratat që Ramush Haradinaj paraqiti në "Washington Post" janë në formë të karikaturave dhe nga përmbajtja e tyre janë absurde. Unë do të theksoja se e drejta ndërkombëtare është në anën e vendit tuaj. Serbia mbështetet jo vetëm nga Rusia por nga një numër në rritje i vendeve. Kjo dëshmon për faktin se shumë vende kanë hequr dorë nga vendimi i tyre i mëparshëm për të njohur pavarësinë e Kosovës. Kjo gjithashtu tregoi rezultatin e votimit në disa organizata ndërkombëtare, duke përfshirë Interpol”, ka thënë ambasadori rus në Serbi, Çepurin për mediat serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat