Krasniqi me deklaratë të ashpër kundër Hahn dhe Serbisë

Lajme

Krasniqi me deklaratë të ashpër kundër Hahn dhe Serbisë

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 14:43
Vuçiq

Opinionisti dhe analisti politik Faik Krasniqi, thotë se, një kontinent i tërë është shndërruar avokate dhe zëdhënëse e Serbisë.

Krasniqi thotë se Serbia është shteti që vrau dhe masakroi mbi 350 mijë njerëz dhe ushtroi gjenocid.

Madje Krasniqi kërkon të mbyllet ministria e Integrimeve Evropiane në Kosovë.

Krasniqi pohon se, nëse Kosova kishte me qenë në interesat e BE-së dhe agjendën e tyre, Hahn nuk do të vinte për të bërë presion për heqjen e taksës ndaj Serbisë.

Ja shkrimi i tij:

E pabesueshme. Një kontinent i tërë është shndërruar në avokate dhe zëdhënëse të një shteti agresor si Serbia. Të një shteti që vrau dhe masakroi mbi 350 mijë njerëz në disa luftëra. Të një shteti që ushtroi gjenocid. Politikanë, mos na lodhni më me integrime evropiane. Madje mbylleni atë ministri se më s'po ju shiten gënjeshtrat e juaja. Kosova nuk është interesant për BE-në dhe as që ka qenë ndonjëherë. Nëse Kosova do të kishte qenë interesant për BE-në dhe në agjendën e tyre, zëdhënësi dhe avokati i Serbisë, Johannes Hahn, nuk do të vinte për të bërë presion për heqjen e taksës 100% ndaj Serbisë. Jemi lodhur me ju politikanë hajna e gënjeshtarë qe dy dekada, jemi lodhur edhe nga burokratët e BE-së!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat