Drecun: Serbia “me dëshmitë e 8 luftëtarëve të UÇK-së për shitje organesh në Kosovë”

Lajme

Drecun: Serbia “me dëshmitë e 8 luftëtarëve të UÇK-së për shitje organesh në Kosovë”

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 12:51
Milovan Drecun

Kryetari i Këshillit për Kosovën, Milovan Drecun ka prezantuar atë që b92 e quan raport të besueshëm e të papublikuar në të cilin tetë shqiptarë, pjesëtarë të UÇK-së, dëshmojnë për tregti me organet e njeriut në Kosovë.

"Kemi raportin e specifikuar si material sekret, nuk është për opinion, informata është lëndë e diskrecionit gazetar. Ky raport është i vitit 2003. Fjala është për vizitë n e shefit të seksionit për hetime të Tribunalit të Hagës, Patrick Lopez Terez dhe takimit ë tij me drejtorin e seksionit për drejtësi të UNIMK-ut”, ka thënë për rts Milovan Drecun.

Sipas tij, në raport janë përfshirë dëshmitë e tetë shqiptarëve, pjesëtarë të UÇK-së.

"Ky raport bazohet në dëshmitë e tetë dëshmitarëve, me të gjithë shqiptarë nga Kosova dhe Mali i Zi që kanë qenë në UÇK. Katër dëshmitarë kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në dërgimin e së paku 90 serbëve e të tjerëve në burgjet në Shqipërisë qendrore e veriore . Tre nga ata i kanë dërguar të arrestuarit në shtëpinë - klinikë në jug të Burrelit. Dy nga dëshmitarët pohojnë se kanë marrë pjesë në transportimin e pjesëve të trupit dhe të organeve në aeroportin 'Rinas’ afër Tiranës” , ka thënë Drecun.

"Sipas njohurive tona, të gjitha transportet dhe procedurat kirurgjik janë bërë në dijeni e pjesëmarrje të oficerëve mesëm e të lartë të UÇK-së si dhe të mjekëve të Kosovës e të huaj. Këtë operacion i kanë përkrahur njerëzit nga policia sekret shqiptare që në atë kohë ishte nën kontrollin e Sali Berishës", shkruan në këtë raport që e lexoi Drecuni, , transmeton Koha.net.

I pyetur nëse ka mundësi që ky raport të shqyrtohet dhe se a do të ndodhë ndonjë gjë në rastin e “shtëpisë së verdhë”, Drecun thotë se tregtia me organe është pjesë e raporti të Dick Martyt në bazë të të cilit është formuar Gjykata Speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat