Fjalë të thjeshta që i transformojnë zënkat në zgjidhje problemi

Life style

Fjalë të thjeshta që i transformojnë zënkat në zgjidhje problemi

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 15:29
Ilustrim

Sipas këshilluesve martesorë, këto fjalë mund të dëshmojnë se janë metoda më e efektshme për të ridimensionuar qëllimin e një argumenti.

Pas dhjetë vitesh martesë, për Ashley Innes diskutimet e nxehta dhe jo bindëse me bashkëshortin, me siguri nuk janë një risi. Shpesh, grindjet e tyre kanë të bëjnë me ekuilibrin midis jetës dhe punës, pasi ata që të dy kanë një profesion impenjativ dhe stresues. “Herën e fundit, diskutuam zgjedhjet tona profesionale dhe se si ato ndikojnë tek ne dhe fëmijët tanë, sa kohë kalojmë së bashku si familje dhe kush është përgjegjës për detyra të caktuara të shtëpisë,” shpjegon Innes, shkrimtare dhe aktiviste kundër HIV, e cila jeton në Dallas. “Në një moment, situata filloi të rëndohet. Po binim në grackën e fajësimit të njëri-tjetrit”.

Më pas Innes përdori fjalët e saj të nderit, ato që përdor shpesh, e aftë t’i shkojë deri në fund çdo grindjeje. I thashë bashkëshortit tim: “Hej, kujtohu që jemi një skuadër. Mjaft me fraza që sjellin zënka, dhe kujtohu që tjetri nuk është një armik. Duhet të jemi në gjendje të dëgjojmë me të vërtetë, të zbresim me këmbë në tokë dhe të arrijmë me kompromis zgjidhje, madje të çojmë para një përballje pa dallime se kush është i pari”.

Innes kishte të drejtë sipas këshilluesve martesorë. Të udhëhiqesh nga këto fjalë të thjeshta si “jemi një skuadër”, mund të nxjerrë në pah metodën më efikase për të ridimensionuar qëllimin e argumentit. Nëse e përdorni me mençuri, shprehjet e këtij lloji do të jenë në gjendje ta kthejnë një grindje në një problem që zgjidhet. Vetëm në momentet kur hidheni në fyt, do t’ju kujtohet se, në fund të fundit, martesa është “një lojë” në skuadër dhe se mprehja e tehut është mënyra më e shpejtë për të humbur. “Pretendimi i të qenit një skuadër, është si të thuash: ‘Nuk dua përplasje’, por prapë dua akoma më shumë veten dhe marrëdhënien tonë”, shpjegon Marie Land, psikologe nga Uashingtoni.

“Do të mjaftojë kjo për të na lejuar të ulim kontrollin dhe të filloni me të vërtetë të zgjidhni problemin”. Fizikisht, “vënia në pauzë” e një diskutimi qoftë për 10apo 15 sekonda, do të ngadalësojë rrahjet e zemrës dhe do t’ju ndihmojë të qetësoheni, vazhdon Land. Përveç kësaj, me kalimin e kohës ky truk do të bëhet gjithnjë e më efektiv.

Nëse në të kaluarën keni zbuluar se të pranoni se jeni në të njëjtën anë ka një forcë qetësuese, duke dëgjuar të njëjtat fjalë do t’ju kujtojë se ekziston “një precedent” i bërë nga kompromiset dhe mirëkuptimi i ndërsjellë. Teknika funksionon, sepse të njohësh një aspekt të rëndësishëm të diskutimeve në nivel të lartë emocional, thotë Jennifer Chappel Marsh, këshilltare martesash dhe familjare nga San Diego. Kur diskutojmë, krahasimi funksionon në dy nivele të veçanta: objektin e grindjes (çfarë) dhe shtjellimin e diskutimit (si).

“Shpesh, bisedat më të çuditshme kthehen në luftime për mënyrën se si komunikohen”. Kur një bashkëbisedim nis kokë më kokë, “si” është prishur që në fillim. Gjithashtu mund ta merrni me të mirë atë ose ta detyroni bashkëshortin të pajtohet, por do të keni humbur objektin e këndvështrimit të vërtetë: të përballeni me kundërshtarin tuaj kryesor, problemin si objekt diskutimi së bashku, dhe ta tejkaloni atë siç do të bënte një skuadër. “Përdorimi i një shprehjeje të krijuar tashmë si, “jemi një skuadër”, na lejon të pranojmë se emocionet kanë marrë për kot dhe e kanë ndarë në mes rrethin vicioz nga dëshira për të fituar,” vazhdon Chappel Marsh.

Një zgjidhje kaq e thjeshtë, që ju bën të pyesni veten: pse jemi kaq të fiksuar me idenë për të qenë të drejtë? Pse është kaq e vështirë të kuptosh që je në të njëjtën anë që nga fillimi? “Besoj ndodh sepse, nganjëherë, nevoja e menjëhershme individuale për t’u ndjerë e dëgjuar, kuptuar dhe vlerësuar ka më të mirën në marrëdhënien në dy,” thotë Chappel Marsh. “Nga një këndvështrim primitiv, të kesh fjalën e fundit ndihmon të ndihesh i kuptuar dhe i legjitimuar. Kjo na jep siguri”. “Na u deshën vite për të kuptuar se jemi një skuadër. Në fund e kuptuam se humbasim dhe fitojmë së bashku” thotë Trey Morgan, trajner martesor, i martuar prej 31 vjetësh.

Nga ana tjetër, të kesh më të keqen në një diskutim me partnerin mund të induktojë brenda nesh një ndjenjë frike, dështimi, zhgënjimi. Ndihesh e pasigurt dhe e frikësuar, dhe kjo shkakton një reagim të “sulmit ose arratisë”. Në fund, për të shmangur emocione dhe vështirësi të ngjashme, këshillohet rezistenca për të dalë fitues. “Kjo është arsyeja pse vendosni të përshtateni me qëndrime agresive, të cilat nuk i bëjnë mirë çiftit”. Padyshim, mund ta kemi të vështirë të pranojmë konceptin e skuadrës, pikërisht për shkak të këtij instinkti. Trey Morgan, trajner martesor, i martuar me Lea-n pre 31 vjetësh, gjithashtu ka pasur vështirësi sa i takon idesë së një skuadre, në të cilin tani ai beson verbërisht. “Pas çdo grindjeje, të dy donim të kishim të drejtë dhe, sinqerisht, donim që tjetri të ishte i gabuar,” pranon ai.

“Na u deshën vite për të kuptuar se ishim në të njëjtën anë. Në fund, e kuptuam se humbasim ose fitojmë së bashku, sepse është pikërisht ky kuptimi i fundit i punës në skuadër”. Pasi “loja e skuadrës” u bë një element kryesor i martesës së tij, gjërat u përmirësuan shumë për Morgan. “Është një qëndrim mendor me një forcë qetësuese të madhe,” thotë ai. Nëse nuk dini se çfarë drejtimi t’i jepni bisedës, pasi të pranoni se jeni një skuadër, përpiquni të vazhdoni me pyetje që synojnë të kuptojnë këndvështrimin e partnerit, rekomandon Uinifred Reilly, këshilltar martesor nga Berkeley, Kaliforni.

“Bëjini vetes pyetje kurioze si: ‘Cili është aspekti më i rëndësishëm për ju në këtë bisedë? Çfarë të shqetëson? Çfarë do që të kuptoj?”, shpjegoi ai. “Bëni kështu në vend që të qëndroni ende në pozicionet tuaja”. Dhe pasi të keni përshtatur një mentalitet grupi, përpiquni ta përdorni atë në ndërveprime të përditshme me partnerin tuaj.

“Është mirë të kujtoni se kur njëri fiton dhe tjetri humbet, ju të dy po humbni”, paralajmëron Reilly. “Edhe nëse situata merr kthesën që dëshironi, në planin afatgjatë një zgjidhje respektuese dhe gjithëpërfshirëse do t’ju garantojë një marrëdhënie më të shëndetshme”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat