Mjaft menduat: Përpiquni dhe gjykojeni veten nga rezultatet

Life style

Mjaft menduat: Përpiquni dhe gjykojeni veten nga rezultatet

Më: 20 qershor 2022 Në ora: 17:40
Foto ilustrim

“Mjaft menduat me veten tuaj: “Nuk mund ta bëj dot këtë gjë”. Përpiquni, përpiquni fort dhe gjykojeni veten nga rezultatet. Mund të gaboni shumë herë, ama mos i ndalni përpjekjet tuaja. Madje, nëse mendoni se mund ta arrini atë çfarë dëshironi, dijeni se përpjekjet tuaja do të finalizohen me rezultate më të mëdha nga ato që prisni. Energjia e duhur e kombinuar me përpjekje të mëdha, sigurisht jep rezultate fantastike. Pasi të keni arritur atje ku dëshironi, sërish nxirrni një mësim për t’ua mësuar fëmijëve tuaj përpara vështirësive. 

Tregojuni atyre se edhe ju keni pasur frikërat tuaja në jetë, se të gjithë kemi frikëra përpara situatave që na duken të vështira për t’u përballuar. Ama bindini se vetëm duke menduar pozitivisht dhe duke u munduar, mund tëarrijnë atje ku dëshirojnë. Bëjini ata të imagjinojnë mbi atë që duan të arrijnë.

Nxitjani imagjinatën, mos ia ndrydhni atë. Nuk do të hasni vështirësi për këtë gjë, pasi imagjinata e fëmijëve ështëpërherë në punë. Mos i demoralizoni ata duke u thënë se janë të rritur dhe nuk duhet të mendojnë për gjërat që nuk i kanë arritur. Arritjet në jetë sigurohen fillimisht nga mendimet brenda nesh, dhe më pas nga përpjekjet e shtuara jashtë nesh”. – Livio Sgarbi

Në shumë libra mund të lexoni mbi fuqinë e mendimeve tona. Ato kanë vërtet fuqi, edhe pse mund të mos e keni kuptuar. Mendimet tona dërgojnë një energji të caktuar në univers dhe vetëm kur energjia është e madhe, universi punon për të na ndihmuar në realizimin e atyre që synojmë. Ndaj, përpara vështirësive, nuk duhet tëmendojmë kurrsesi se nuk mundemi, por se mundemi dhe se do t’ia dalim. Vetëm kështu mund të arrijmë ku duam, me përpjekjet e duhura dhe me ndihmën e universit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat