​Ky përbërës do të largojë erën e pakëndshme nga frigoriferi juaj

Life style

​Ky përbërës do të largojë erën e pakëndshme nga frigoriferi juaj

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 19:48
Foto ilustrim

Ndonjëherë është e vështirë të largosh erën e pakëndshme nga frigoriferi, edhe pasi të keni larë mirë.

Për të hequr erën e pakëndshme, fshijini të gjitha sipërfaqet në frigorifer me një tretësirë të një luge çaji sodë buke në një litër ujë të ngrohtë, ose me ujë në të cilin keni shtuar pak uthull alkooli.

Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme të fshihen të gjitha sipërfaqet, ku përfshihet goma e derës, si dhe mbajtëset e rafteve.

Soda e bukës është gjithashtu e dobishme për parandalimin e aromave të pakëndshme: Thjesht lini një enë të hapur me sodë buke në frigorifer. Efekti i tij duhet të zgjasë deri në tre muaj, pas së cilës duhet të zëvendësohet ena me sodë.

Për të ruajtur freskinë në frigorifer, fshijeni çdo disa ditë me ujë të cilit i keni shtuar pak uthull.

Gjithashtu, përpiquni të konsumoni rregullisht ushqime që nuk mund të zgjasin gjatë.

Kjo vlen veçanërisht për frutat dhe perimet, të cilat mund të kenë një erë shumë të pakëndshme për shkak të kalbjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat