Disa shprehi të mira para se të flini

Life style

Disa shprehi të mira para se të flini

Më: 23 prill 2023 Në ora: 20:12
shprehitë e mira para gjumit

Dimë se gjumi është më se i nevojshëm për të pushuar nga një ditë e lodhshme dhe për rifitimin e energjisë për të filluar një ditë të re. Njerëzit e ndryshëm kanë shprehi të ndryshme para gjumit, që mund të jenë të mira dhe të ndihmojnë relaksimin dhe gjumin e qetë por edhe shprehi që pamundësojnë një gjumë të qetë.

Disa nga shprehitë e mira që do t’ju ndihmojnë ta bëni një gjumë më të qetë dhe të nesërmen të jeni më të organizuar për fillimin e një dite pune, janë si në vijim:

1.Gjithmonë lani dhëmbët para se të shkoni në shtrat.

2. Pini një gotë ujë të ngrohtë 5-10 minuta para gjumit. Mund të mbani pranë edhe një shishe uji gjatë natës.

3.Fikni telefonin / laptopët / çdo pajisje dixhitale 1 orë para gjumit.

4. Ju uroni natën e mirë familjarëve tuaj.

5. Përgatiteni çantën dhe gjërat tuaja, për ditën tjetër. Kjo ju ndihmon të jeni të qetë në vend që të nxitoni për gjëra në minutën e fundit.

6. Nxirrni nga dollapi dhe përgatisni rrobat tuaja për të nesërmen. Kështu që të siguroheni që ato janë të pastra, të hekurosura dhe e keni më lehtë t’i zgjedhni ato, pa qenë në nxitim.

7. Lexoni 1-2 kapituj të një libri.

8. Bëni dush. Kjo do t’ju relaksojë dhe do të lehtësojë “ardhjen” e gjumit.

9. Ndiqni një regjim të lëkurës gjatë natës. Gjithashtu, ata që kanë flokë të gjatë duhet t'i lidhin para gjumit.

10. Reflektoni, qëndroni në qetësi ose meditoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat