​Kush fle pak s’është tërheqës

Life style

​Kush fle pak s’është tërheqës

Më: 3 shtator 2023 Në ora: 13:47
Foto ilustrim

Kush fle pak është më pak tërheqës, shkenca konfirmon mitin e gjumit për bukurinë

Koncepti i “bukuroshes së fjetur” nuk është një mit. Shkencëtarët suedezë thonë se kanë bërë një studim, dhe kanë arritur në përfundimin se njerëzit që kanë probleme me gjumin janë më pak atraktivë e më pak të shëndetshëm se ata që bëjnë një gjumë të qetë.

Në studim janë përfshirë 25 vullnetarë, të cilët kanë pranuar të fotografohen pasi kanë fjetur normalisht 2 netë dhe më pas pasi kanë fjetur vetëm 4 orë në dy ditë radhazi.

Në këtë pikë 122 personave të tjerë u është kërkuar të shohin fotot dhe të jepnin një votë për protagonistët, duke u bazuar tek bukuria e tyre, por edhe tek shëndeti.

Dhe përgjigjes së pyetjes se kush nga personat duket më mirë në foto ata i janë përgjigjur. ‘Modelet’ të cilët ishin më pak tërheqës ishin të gjithë ata që nuk kishin fjetur mirë, ose kishin bërë pak orë gjumë.

Këto rezultate tregojnë që mungesa e gjumit e reflektuar edhe në fytyrë të bën të dukesh më pak tërheqës se ata që bëjnë një gjumë të qetë’, tregon Tina Sundelin.

Me pak fjalë gjumi konfirmohet si një aleat vërtetë shumë i mirë i bukurisë dhe joshjes, duke përmirësuar kështu edhe raportet shoqërore.

Kërkimi e Universitetit të Stokholmit, e publikuar në Royal Society Open Science’Journal. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat