Bartin kalori ‘të fshehura’ – shprehitë e vogla që ju pengojnë të humbni peshë

Life style

Bartin kalori ‘të fshehura’ – shprehitë e vogla që ju pengojnë të humbni peshë

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 17:09
Foto ilustrim

Aktiviteti fizik dhe një dietë më e shëndetshme ndonjëherë nuk mjaftojnë për të humbur peshë. Domethënë, kur nuk shihni ndonjë ndryshim te vetja për një kohë, është koha t’i ndryshoni shprehitë e vogla që ju pengojnë në këtë proces.

Këto zakone të vogla lidhen me dietën e përditshme, për shkak të të cilës ndonjëherë nuk jemi as të vetëdijshëm se po konsumojmë më shumë kalori ose disa përbërës jo të shëndetshëm. Nutricionistët sugjerojnë ta reduktoni ose ta zëvendësoni dietën tuaj për të arritur rezultate më të mira.

Çaj ose kafe me sheqer

Sheqeri që peshon rreth pesë gram shton deri në 20 kalori. Në të njëjtën kohë, një kub ose lugë çaji sheqer është një e gjashta e marrjes së rekomanduar ditore të sheqerit. Ndoshta 20 kalori nuk duken shumë, por nëse jeni duke shtuar dy kube sheqeri ose duke pirë kafe dhe çaj disa herë në ditë, kjo mund të jetë një nga arsyet pse nuk po humbni peshë.

Lëngje të shtrydhura

Lëngjet nga shtrydhja e frutave mund të kenë disa përparësi, por nuk duhet të konsumoni më shumë se 150 mililitra në ditë, sepse ato kanë mesatarisht rreth 70 kalori.

Salcat e sallatave

Salcat mund të jenë veçanërisht të larta në kalori, kripë, sheqer dhe yndyra të ngopura. Kur dëshironi të humbni peshë, zgjidhni një kombinim të lëngut të limonit dhe uthullës me shtimin e erëzave të thata.

Erëza për mish të pjekur në skarë

Vetëm një porcion majonezë mund të përmbajë rreth 100 kalori dhe një porcion me ‘ketchup’ dhe salcën popullore të skarës përmban rreth 20 kalori. Prandaj, kushtojini vëmendje sa porcione salcë përdorni gjatë një vakti.

Qumështi i bimëve

Qumështi me bazë bimore është bërë gjithnjë e më i popullarizuar si një shtesë për kafe të ndryshme. Megjithatë, edhe pse janë të shëndetshëm, qumështi me bazë bimore përmban shumë më tepër kalori. Kështu, për shembull, qumështi i tërshërës mund të përmbajë rreth 50 kalori për 100 mililitra.

Kombinimi i pijeve alkoolike dhe joalkoolike

Pijet alkoolike dhe joalkoolike (si shurupet apo lëngjet e gazuara) kanë një vlerë të lartë kalorike. Prandaj, kombinimi i këtyre pijeve shumë lehtë çon në shtimin në peshë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat