Pesë shprehi të shëndetshme që në fakt ju bëjnë të shtoni peshë

Life style

Pesë shprehi të shëndetshme që në fakt ju bëjnë të shtoni peshë

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 06:12
Foto ilustrim

Nëse jeni duke bërë më të mirën tuaj për të udhëhequr një mënyrë jetese të shëndetshme, por ende e keni të vështirë të humbni ose mbani peshë, nuk jeni vetëm. Kjo është një arsye e zakonshme që njerëzit heqin dorë dhe braktisin rutinat e tyre shëndetësore krejtësisht.

Zakonisht, kur kjo ndodh, është për shkak se na janë dhënë shumë mesazhe të përziera se si duken shprehitë ‘e shëndetshme’. Kjo largon vëmendjen nga praktikat relativisht të thjeshta që pothuajse gjithmonë do të çojnë në humbje peshe – gjëra të tilla si ngrënia e vakteve më të vogla, shmangia e ushqimeve të paketuara në favor të ushqimeve të plota, vënia në dukje e një diete me bazë bimore dhe stërvitja.

Konsumimi i tepërt i lëngjeve të shtrydhura

Derisa ‘smoothies’ dhe lëngjet e bëra me përbërës me bazë bimore mund të jenë një shtesë e shëndetshme për dietën tuaj, është e rëndësishme të mos e teproni nëse shpresoni të humbni peshë. “Lëngjet e shtrydhura mund të çojnë në një konsum më të lartë të sheqernave natyrale që gjenden në fruta, duke rritur potencialisht sheqerin në gjak dhe duke shkaktuar uri dhe dëshirë për ushqime me sheqer. Sasitë e mëdha të lëngjeve mund të ofrojnë një burim të përqendruar të kalorive dhe njerëzit mund ta nënvlerësojnë përmbajtjen kalorike të pijeve të tyre”, ka shpjeguar Lisa Richards për Best Life, nutricioniste dhe autore e librit “The Candida Diet”.

Ajo shton se kur frutat dhe perimet janë të lëngshme, i humbin fibrat, të cilat janë çelësi për nxitjen e ngopjes dhe ngadalësimin e tretjes së sheqerit: “Lëngut i mungon efekti i ngopjes së ushqimeve të plota, gjë që i bën individët të konsumojnë më shumë kalori”.

Konsumimi i shpeshtë i ushqimeve të pasura me lëndë ushqyese

Një gabim tjetër që bëjnë njerëzit kur përpiqen të humbin peshë, është ngrënia e shpeshtë e ushqimeve të pasura me lëndë ushqyese. Edhe pse mund të jeni duke bërë zgjedhje të mira ushqimore, prapëseprapë mund të jeni duke konsumuar shumë.

Konsumimi i frutave, jogurtit ose produkteve arrore gjatë gjithë ditës, mund të jetë i shëndetshëm, por gjithashtu mund të çojë në shtim në peshë nëse nuk jeni të vetëdijshëm për madhësinë e racioneve. Kullotja e ushqimeve të pasura me lëndë ushqyese mund të shtojë kalori”, shprehet Daniel ‘Bokey’ Castillo, një trajner personal i licencuar, nutricionist dhe themelues i Bokey Fit.

Ngrënia e shumë produkteve dietale ose me pak yndyrë

Pavarësisht nëse qëllimi juaj është të humbni peshë ose ta përmirësoni shëndetin tuaj nëpërmjet të ushqyerit, një nga gjërat më të mira që mund të bëni është të shmangni ushqimet e paketuara. Këtu përfshihen artikujt që faturohen si ‘me pak yndyrë’ ose ato që pretendohet se janë të shëndetshme për t’u ngrënë.

Konsumimi i tepërt i këtyre produkteve mund të çojë në rritjen e marrjes së kalorive dhe shtim të potencial të peshës.

Ushtrime të tepërta pa rregulluar dietën

Nëse i përmbaheni një diete jo të shëndetshme, asnjë sasi e ushtrimeve nuk do ta mposhtë atë. Ushtrimet e rregullta janë thelbësore për shëndetin e përgjithshëm, por disa individë mbivlerësojnë numrin e kalorive të djegura gjatë stërvitjes. Nëse nuk e rregulloni dietën tuaj në përputhje me rrethanat, stërvitja e tepërt mund të çojë në rritje të oreksit dhe mbingrënie, duke mohuar përpjekjet tuaja për të humbur peshë.

Konsumimi i lëngjeve të gazuara dietike

Pijet e gazuara dietike mund të duken si një alternativë më e shëndetshme ndaj sheqerit, por ekspertët thonë se këto pije mund t’ju bëjnë të dëshironi shije të ëmbla. Pavarësisht nga fakti se pijet e gazuara dietike nuk përmbajnë kalori, kjo përfundimisht mund të çojë në mbingrënie gjatë ditës.

Disa kërkime sugjerojnë që truri juaj reagon ndaj ëmbëltuesve artificialë në mënyrë të ngjashme me karamele me sheqer. Marrja e shpeshtë mund ta rritë dëshirën për ushqime me kalori të lartë, duke ju vënë në rrezik më të madh për të shtuar peshë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat