Seksi dhe ushqimi: Si t’i bësh bashkë për performancë më të mirë

Life style

Seksi dhe ushqimi: Si t’i bësh bashkë për performancë më të mirë

Më: 16 mars 2024 Në ora: 22:34
Foto ilustrim

Seksi dhe ushqimi janë më shumë të lidhur seç mund të mendoni. Arsyeja është e thjeshtë, një dietë e mirë, rrit performancën seksuale dhe siguron që trupi të punojë mirë. E kundërta ndodh nëse nuk hani mirë, ndaj më tej do të ju njohim me ato që duhet të keni parasysh për të pasur një jetë seksuale më të mirë.

Seksologët dhe mjekët theksojnë se ushqimi duhet të fuqizojë trupin me energjinë e nevojshme, ndaj duhet të përmbushni nevojat e yndyrave, pa përfshirë sheqerna të shtuar, apo sodium.

Mirë është ta mbështesni dietën në perime, legume, fruta të thata, proteina dhe të gjitha ushqimet që e mundësojnë marrjen e këtyre suplementeve. Për të mos shtuar peshë, mos merrni më shumë kalori sesa harxhoni.

Disa nga ushqimet që do ta bëjnë seksin më të mirë janë: peshku, bajamet, frutat, perimet me gjethe, midhjet dhe mishi i zgjedhur me kujdes.

Alkooli është një “jo” e madhe kur vjen puna te seksi, pasi ul performancën dhe e bën të vështirë aktivitetin normal seksual.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat