Miratohet propozim-ligji për Komisionin për Antikorrupsion në lexim të parë

Maqedonia

Miratohet propozim-ligji për Komisionin për Antikorrupsion në lexim të parë

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 14:34
Kuvendi i Maqedonisë

Propozim-ligji për Komisionin për Parandalimin e Korrupsionit është miratuar në lexim të parë në komisionin kuvendor. Zgjidhjen e re ligjore e mbështetën 58 deputetë, ndërsa 16 ishin kundër.

Me ligjin e ri rregullohen dy fushat – korrupsioni dhe konfliktet e interesit. Gjithashtu bëhen ndryshime në procedurën për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit, në statusin dhe rrogat e tyre, si dhe ndërprerjen e funksionit dhe shkarkimit të anëtarëve.

Opozita kritikoi pushtetin për zgjidhjen ligjore duke thënë se zgjedhja e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit do të merr shumë kohë dhe se shteti do të jetë pa Komision për Antikorrupsion në zgjedhjet presidenciale.

Ndryshe, Komisioni për Antikorrupsion nuk funksionon gati dhjetë muaj, kur në mars të këtij viti u publikua raporti financiar i Komisionit, në të cilin u zbuluan keqpërdorime të mëdha nga ish-anëtarët, të cilët më pas dhanë dorëheqje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat