Zaev nxit grekët të ratifikojnë marrëveshjen mbi emrin

Maqedonia

Zaev nxit grekët të ratifikojnë marrëveshjen mbi emrin

Më: 12 janar 2019 Në ora: 16:36
Zoran Zaev

 Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev nxiti sot miqtë e tij grekë që të mbyllin mosmarrëveshjen e vjetër duke ratifikuar nga ana e tyre marrëveshjen që riemëron vendin e tij “Republika e Maqedonisë së Veriut”.

Të premten, Parlamenti maqedonas ratifikoi këtë marrëveshje. Që të hyjë në fuqi i takon edhe grekëve që të bëjnë të njëjtën gjë.

“Kam një mesazh për Parlamentin grek. Parlamenti jonë e gjeti forcën, nuk ishte e lehtë. Por jam i bindur që Parlamenti grek do e gjejë gjithashtu forcën që të marrë një vendim”, tha socialdemokrati, gjatë një konference për shtyp në Shkup.

“Brenda dhjetë ditëve (…) sapo rezultatet (…) të njoftohen dhe nëse ne konstatojmë që gjithçka është në rregull, ne do të votojmë”, kishte reaguar dje në mbrëmje kryeministri grek, Aleksis Cipras. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat