Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i ka marrë kompetencat e Komunës së Kumanovës për menaxhim me kopshtet

Maqedonia

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i ka marrë kompetencat e Komunës së Kumanovës për menaxhim me kopshtet

Më: 24 janar 2019 Në ora: 13:34
Foto ilustrim

Lajmi është konfirmuar edhe nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

“Kujdesi dhe mbrojtja e fëmijëve janë prioritet në punën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, për shkak mos respektimit të dispozitave të Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve nga ana e Komunës Kumanovë i ka marrë ingerencat për menaxhim me kopshtet”, thonë MPPS për portalin Sdk.mk

Ingerencat në bazë të njëjtë para një muaji janë marrë edhe nga Komuna e Strugës dhe kryetari i saj Ramis Merko.

“Vendimi për marrjen e kompetencave është miratuar pasi është bërë kontroll në punën e komunave dhe janë konfirmuar lëshime në emërimin, gjegjësisht zbatimin e procedurës për publikim e shpalljes për drejtor të çerdheve për fëmijë. Edhe përkundër afatit për veprim me parregullsitë, kryetarët e komunave nuk kanë vepruar sipas autorizimeve të tyre ku më pas Ministria veproi sipas nenit 201 të Ligjit për mbrojtje të fëmijëve dhe ua ka marrë kompetencat në periudhë prej 1 vjet”, thonë nga MPPS.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat