Prokurori Bubevski ngrit padi penale ndaj avokatit të Ejup Alimit, thotë se ndjehet i rrezikuar

Maqedonia

Prokurori Bubevski ngrit padi penale ndaj avokatit të Ejup Alimit, thotë se ndjehet i rrezikuar

Më: 28 janar 2019 Në ora: 11:07
Gavrill Bubevski

Prokurori i PSP-së Gavrill Bubevski, sot në Prokurorinë Themelore në Shkup ka ngritur padi penale kundër avokatit të të akuzuarit Ejup Alimi në rastin “Titanik 3”, Mefail Arsllani.

Në padinë e dorëzuar, Bubevski thekson se më 10 nëntor të vitit të kaluar në parkingun para Qendrës Tregtare “Mavrovasja” avokati Mefail Arsllani, e ka kërcënuar atë në lidhje me rastin “Titanik 3”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në padi shkruan se derisa dëshmitari A.I, e ka drejtuar makinën në të cilën ndodhej prokurorja Fatime Fetai, duke dashur të gjejë vend për parkim e ka vërejtur avokatin Mefail Arsllani.

Dëshmitari e ka hapur dritaren e makinës dhe e ka përshëndetur duke i thënë: “Mirdita Mefo, çfarë bën, si je?”, ndërsa avokati Arsllani me ton të lartë dhe agresiv i është përgjigjur: “Ej nuk dimë çfarë t’i bëjmë kësaj pasi është e jona (duke e drejtuar dorën kah Fatime Fetai), por këtë shkaun do ta copëtojmë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat