“Trajektorja” dhe “Tarifa” sot sërish para Gjykatës Penale

Maqedonia

“Trajektorja” dhe “Tarifa” sot sërish para Gjykatës Penale

Më: 30 janar 2019 Në ora: 09:20
Foto ilustrim

Në Gjykatën Penale për sot janë caktuar seanca të reja për lëndët “Trajektorja” dhe “Tarifa” të Prokurorisë Speciale Publike.

Seanca e kaluar për lëndën “Trajektorja” u anulua për avokatin me detyrë zyrtare të të akuzuarit Nikolla Gruevski që të mund të përgatitet për lëndën.

Në “Trajektore”, përveç Nikolla Gruevskit, , ish-zëvendës-kryeministri Vlladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish-drejtori i Agjencisë për Rrugë shtetërore, Lupço Georgievski.

Sipas aktakuzës së PSP, ata në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë më shumë veprime me të cilat në procedurën për zgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradave Milladinovc – Shtip dhe Kërçovë – Ohër i kanë shfrytëzuar dhe i kanë tejkaluar autorizimet e tyre. Me këtë, sipas PPS-së, buxhetit shtetëror i kanë shkaktuar dëm prej së paku 155 milionë euro dhe për shumën e njëjtë kompanisë zbatuese i kanë mundësuar të përfitojë dobi pronësore.

Seancë e re gjyqësore sot duhet të mbahet edhe për rastin “Tarifa”, në të cilin akuzohen ish-drejtori i përgjithshëm i SHA ELEM, Dejan Boshkovski dhe dy persona tjerë.

Në këtë kënd bëhet fjalë për akuzën për furnizim ilegal të sistemit softuerik për nevojat e kompanisë shtetërore “Elektrana e Maqedonisë” në vlerë rreth katër milionë euro.

Sipas aktakuzës të PSP-së, të pandehurit e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare dhe autorizimet për furnizim publik të softuerit “ERP sistem”. Të pandehurit me moskryerjen e detyrës zyrtare i kanë mundësuar personit juridik – konzorcium, i cili më vonë e ka fituar tenderin, të kualifikohet në fazën e dytë të negocimit gjatë furnizimit publik, edhe pse nuk ka dorëzuar dokumentacionin e plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat