LSDM: Mickoski është simbol i konfliktit të interesave

Maqedonia

LSDM: Mickoski është simbol i konfliktit të interesave

Më: 30 janar 2019 Në ora: 21:04
LSDM

LSDM nëpërmjet një njoftimi reagon ndaj kreut të opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski duke thënë se ai është simbol i nepotizmit dhe konfliktit të interesave.

“Njeriu i cili ka qenë asistent i babait të tij, njeriu që ka fituar biznese nga pushteti i Gruevskit duke qenë këshilltar, njeriu që grupi kuvendar tij kundërshtonte sjelljen e Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të intereave”, thonë nga LSDM.

Sipas LSDM-së nuk ekziston dyfytyrësi më të madhe nga ajo që Mickoski flet për korrupsionin dhe se korrupsioni në Maqedoni është përhapur vetëm për shkak të 11 viteve të qeverisjes kriminale OBRM-PDUKM-së, ndërsa dëshmi për këtë janë procedurat e shumta gjyqësore kundër zyrtarëve të OBRM-PDUKM-së dhe anëtarët e kryesisë së mëparshme.

“Për dallim nga qasja e tillë e OBRM-PDUKM-së, Qeveria e udhëhequr nga LSDM filloi reforma serioze për luftimin e vërtetë kundër korrupsionit”, thonë nga LSDM duke shtuar se Maqedonia për një vit ka ecur 14 vende para që tregon se shteti lëviz në rrugë të drejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat