Maqedoni tre persona tjerë janë sëmurë nga sëmundja e fruthit

Maqedonia

Maqedoni tre persona tjerë janë sëmurë nga sëmundja e fruthit

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 16:02
Foto ilustrim

Në Klinikën për Sëmundje Infektive janë pranuar tre raste të reja me sëmundjen e fruthit. Një prej tyre është fëmijë, një i rritur, ndërsa një grua pasi është kontrolluar dhe është lëshuar në mjekim shtëpiak, shkruan Sdk.mk

“Fëmija është nga Komuna e Kisella Vodës ka 2.5 vjet, nuk është dërguar në kopsht dhe nuk ka marrë vaksinë. Në Klinikë është pranuar edhe një burrë 40-vjeçar, për të cilin statusi i vaksinës nuk dihet, si dhe është kontrolluar një grua 29 vjeçe nga Shkupi, e cila është dërguar në mjekim shtëpiak. Për momentin në Klinikë shërohen 24 pacientë”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Fëmija njëmuajsh me Sindromën Doun, që është dërguar nga Klinika për Sëmundje të Fëmijëve në Klinikën për Sëmundje Infektive është në gjendje më të mirë”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat