Ademi: Në Maqedoni populli është i robëruar nga partitë politike

Maqedonia

Ademi: Në Maqedoni populli është i robëruar nga partitë politike

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 13:29
Visar Ademi

Analisti politik dhe për çështje ekonomike në Maqedoni, Visar Ademi ka theksuar se populli në Maqedoni është i robëruar nga partitë politike.

“Mendoj se tani më tepër se kurrë populli ne Maqedoni është i robëruar nga partitë politike dhe skajshmërisht i paperfaqësuar. Nqs e analizoni 5 nga 7 parti politike janë pjesë e qeverisë. Opozita poashtu mer tendera, beneficione te ndryshmej (amnesti) si dhe vende pune nëpër institucione (shumë raste të punësimit njoh. i keni edhe ne krye te partive biles) në këmbim të votave të tyre. Prandaj ka ardhë koha që populli të bej betejën për tu çliruar vet jo nëpërmjet partive politike… forma dhe veprime ka shumë…”, theksoi Ademi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat