Filipçe: VMRO fajtore që po vdesin fëmijët nga fruthi !!

Maqedonia

Filipçe: VMRO fajtore që po vdesin fëmijët nga fruthi !!

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 15:23
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, e akuzoi Qeverinë e kaluar të VMRO-DPMNE-së për atë që sot epidemia e fruthit po vazhdon të mer jetë të fëmijëve.

"Për fat të keq kemi 3 raste të vdekjes, më duhet të them që më vjen keq, por deri këtu na sollën politikat e dështuara të VMRO-DPMNE-së. Pikërisht kjo politikë e tillë e partisë së mëparshme në pushtet na solli këtu, si dhe në kampanjat e fuqishme anti-vaksinuese", tha ministri Filipçe në një emision në 1TV.

Siç thotë Filipçe, dy nga fëmijët që kanë ndëruar jetë nuk kanë mundur të vaksinohen, një përshkak gjendjes shëndetësore ndërsa tjetra ka qenë shumë e vogël.

Ai shtoi se çdo ditë ka nga 4-5 raste të reja të fruthit. Komisioni për sëmundje ngjitëse ka vendosur që nga nesër të thërriten prindërit që të vaksinojnë edhe foshnjat 6 muajshe të cilët nuk janë vaksinuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat