Seancë për pyetje të deputetëve

Maqedonia

Seancë për pyetje të deputetëve

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 09:21
Kuvendi i Maqedonisë

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut pritet të mbahet sot seancë për pyetjet e deputetëve për kryeministrin Zaev dhe për ministrat. 

Në seancën e sotme pritet të marrin pjesë deputetë nga gjitha partitë parlamentare, ndërsa në seancat e kaluara ka pasur debat të nxehtë mes deputetëve për punën qeverisë Zaev. 

Zakonisht seanca mbahet secilën të enjte të fundit të çdo muaji, por është caktuar për sot, për shkak të udhëtimit zyrtar të kryeministrit Zoran Zaev në Rumani dhe Austri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat