Hoxha: Takimi i liderëve Zaev-Mickovski pa shqiptarët prish kohezionin ndëretnik në vend - Bota Sot
Hoxha: Takimi i liderëve Zaev-Mickovski pa shqiptarët prish kohezionin ndëretnik në vend

Maqedonia

Hoxha: Takimi i liderëve Zaev-Mickovski pa shqiptarët prish kohezionin ndëretnik në vend

Më: 10 mars 2019 Në ora: 22:07
Arjanit Hoxha

Sekretari gjeneral i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha në rrjetin social Facebook ka reaguar në lidhje me mospërfshirjen e shqiptarëve në takimin e liderëve. Hoxha shkruan se ky takim vetëm në mes Zaevit dhe Mickovskit pa praninë e asnjë lideri shqiptar, prish kohezionin ndëretnik në vend.

Mes tjerash sekretari gjeneral Arjanit Hoxha thekson se nëse kryeministrit Zaev partitë shqiptare në qeveri i kanë dhënë mandat për të folur në emër të tyre, opozita shqiptare asnjëherë nuk do japë mandat asnjë partie maqedonase të vendosë me eksluzivitet për çështjet që janë në interes edhe të shqiptarëve.

Ndryshe kryeministri  Zoran Zaev ditë më parë paralajmëroj se do të ketë takim liderësh për PSP-në dhe shumë çështje tjera të hapura.

Në këtë takim i cili do të realizohet nesër nuk do të merr pjesë asnjë lider nga partitë shqiptare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...