VMRO-DPMNE akuzon pushtetin se shpall konkurse për punë në administratë

Maqedonia

VMRO-DPMNE akuzon pushtetin se shpall konkurse për punë në administratë

Më: 16 prill 2019 Në ora: 16:10
VMRO-DPMNE

Nëpërmjet një konference për shtyp, Vladimir Gjorçev nga VMRO-DPMNE tha se “listat kadrovike të LSDM e çuan administratën në 150.000 të punësuar, ndërsa tani Zaev paralajmëron përjashtime masovike nga puna”.

“Mira Dizell punësimet në mënyrë totale e okupuan sektorin publik në Maqedoni dhe si pasojë e kësaj, si pasojë e 20.000 punësimeve të reja tek administrata shtetërore gjatë dy viteve të kaluara, Maqedonia u bë me 150.000 të punësuar në administratën shtetërore. Keni kujdes me këtë Qeveri të Zoran Zaev me 28 ministra me zëvendësdrejtor në gjitha ndërmarrjet publike me ligj janë votuar 20.000 punësime nga listat e Mira Dizell erdhëm në situata ku Maqedonia ka 150.000 njerëz në administratë.”, tha Gjorçev duke shtuar se Zoran Zaev paralajmëron largime nga sektori publik që të hapë vende të reja të punës për ushtarët e tij partiak.

Ai tha se vetëm në dy muajt e fundit po shpallen konkurse për punë në Drejtorinë doganore, 70 punësime në DHP, 700 punësime në ndërmarrjet e Bashkisë së Shkupit, 230 TPSh, 30 në higjienën komunale, dhe 100 në ujësjellës.

“Nëse metë vërtetë mendoni se sektori publik ka stërngarkim, siç thotë Zaev, pse atëherë ka punësime të reja. Nëse ka stërngarkim pse atëherë nuk merren punëtorët nga institucione në institucion. Nëse ka stërngarkim pse kemi këtë dinamikë ku punësime në sektorin publik si asnjëherë në historinë e 28 viteve të kaluara”, pyeti Gjorçev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat