LSDM: Qytetarët nuk do të lejojnë kryetar që ikën nga opinioni - Bota Sot
LSDM: Qytetarët nuk do të lejojnë kryetar që ikën nga opinioni

Maqedonia

LSDM: Qytetarët nuk do të lejojnë kryetar që ikën nga opinioni

Më: 18 prill 2019 Në ora: 09:33
LSDM

Nëpërmjet një njoftimi të partisë maqedonase në pushtet thuhet se “qytetarët nuk do të lejojnë kryetar që ikën nga përgjegjësia dhe nuk din se sa ushtarë ka armata, dhe për këtë shkak do ta mbështesin Stevon dhe konceptin e tij që çon përpara”.

“Kandidatja e Hristijan Mickoskit, Gordana Siljanovska shfaq padituri për temat kyçe që janë në kompetencë të kryetarit të shtetit”, thonë nga LSDM duke shtuar se Siljanovska s’dinë se sa ushtarë ka armata ndërsa në anën tjetër dëshiron të bëhet komandant suprem i forcave të armatosura.

Krahas paditurive të përgjithshme, thonë nga LSDM, Siljanovska demostron dhe diskriminon gazetarë dhe media. Siljanovska njëlloj si Nikolla Gruevski ikën nga ballafaqimi me publikun dhe diskriminon gazetarët dhe mediat.

“Gordana Siljanovska nuk i respekton qytetarët, nuk respekton opinionin, dhe i diskriminon gazetarët. Është e palejueshme që kandidati të mos dijë çështje kyçe që kanë të bëjnë me sigurinë”, thonë nga LSDM duke cekur se qytetarët nuk do të lejojnë i cili ikën nga gazetarët dhe nuk din se sa ushtarë ka armata për kryetar shteti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...