Anulohen të gjitha kontrollet në Qendrën Klinike në Shkup për shkak të vizitës së Papës

Maqedonia

Anulohen të gjitha kontrollet në Qendrën Klinike në Shkup për shkak të vizitës së Papës

Më: 3 maj 2019 Në ora: 15:50
Qendra Klinike “Nëna Terezë”

Të gjitha terminët për kontroll në Qendrën Klinike “Nëna Terezë” për 7 maj janë anuluar.

Ky vendim është marrë nga ministria e Shëndetësisë, ndërsa këtë e vërtetojnë edhe nga “Termini im”. Arsyeja për terminët e anuluara është vizita e Papës Françesku në Shkup

“Kontrollet për 7 maj do të anulohen. Kjo është për shkak të vizitës së Papës dhe respektimit të protokollit”, thonë nga “Termini im” për “A1on”.

Në pyetjen se kur do të realizohen terminët që do të anulohen nga “Termini im” nuk japin përgjigje.

Ata thonë se presin njoftim zyrtar nga kabineti i ministrit të Shëndetësisë, dhe më pastaj do t’i njoftojnë pacientët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat