PTHP jep urdhër për hetim kundër dy personave të dyshuar për tregti me fëmijë

Maqedonia

PTHP jep urdhër për hetim kundër dy personave të dyshuar për tregti me fëmijë

Më: 5 maj 2019 Në ora: 18:02
Prokuroria Themelore Publike

Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion ka dhënë urdhër për zhvillimin e një procedure hetimore kundër dy personave, shtetas të Maqedonisë, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale “Tregti me fëmijë”.

Gjatë muajit prill, në fshatin Biçim, në Radovish, i dyshuari i parë, i cili është i mitur, me përdorimin e forcës, mashtrimit duke shfrytëzuar pafuqinë e viktimës, ka detyruar të afërmen e tij një vajzë pesëmbëdhjetë vjeçare që ta martohet me një person tjetër. Ai së bashku me të dyshuarin e dytë, i cili ka pasur njohuri për moshën e vajzës, më herët janë dakorduar për shumën e 1.600 euro që t’ia sjell vajzën.

Më datën 17 të muajit të kaluar i dyshuari i parë e ka marrë vajzën dhe e ka dërguar në vendin e dakorduar. Vajza ndaj së cilës është ushtruar edhe dhunë fizike ka shfrytëzuar një moment dhe ka ikur dhe ka paraqitur rastin në polici në Radovish.

Pas paraqitjes së rastit prokurori kompetent me anë të një procedure paraprake ka caktuar masën e paraburgimit për të dy të dyshuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat